Ramosaj falendëron zjarrëfikësit për intervenimin në Zllonopojë

Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas zjarreve të fundit që kapluan malet në disa komuna të vendit.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka apeluar që të kihet kujdes të madh në mënyrë që mos të ndodhë përhapja e zjarreve nëpër pyje.

Ai tha se ekipet e zjarrfikësve kanë menaxhuar me sukses duke vënë nën kontroll zjarrin.

“Të dashur bjeshkatar, ju mundeni edhe të mos jeni të kujdesshëm, por neve po na krijoni situata ku me shumë mund po përballemi me shuarjen e zjarreve. Fat i madh që fal zjarrfikësve në Deçan u menaxhua me sukses vënja nën kontroll dhe shuarja e zjarrit në Zllonopojë”, tha ai.

“Mirënjohës zjarrfikësve në Deçan që për dy ditë rresht ishin në vijën e zjarrit,  punëtorëve të parkut dhe të gjithë atyre që ndihmuan. Bjeshkët tona janë pasuria jonë e pamatshme”, u shpreh ai.

“Ju lutem të keni kujdes”, shkroi në fund”.