Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar Drejtorin e Sistemit të Operimit, Emir Karpaca dhe Menaxherin e Evitimit të Prishjeve, Bujar Jupaj.

Kjo pasi që menaxhmenti i KEDS-it nga Deçani, Prishtina, Peja dhe Gjakova kanë ofruar ndihmë në rregullimin e defektit të tensionit të lartë në Deçan, përcjell Ballkani.info.

Punimet për rregullimin e defektit kanë vazhduar edhe ditën e sotme dhe kryetari Ramosaj ka deklaruar se do të ketë rrymë sa më shpejtë që të zgjidhet problemi. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Ramosajt:

Menaxhmenti i KEDS-it nga: Deçani, Prishtina , Peja dhe Gjakova, kanë ofruar ndihmë në rregullimin e defektit të tensionit të lartë!

Punimet po vazhdojnë që sa më shpejtë të zgjidhet problemi dhe të kemi rrymë!

Falenderoj Drejtorin e Sistemit të Operimit z.Emir Karpaca, dhe Menaxherin e Evitimit të Prishjeve z.Bujar Jupaj për gatishmërinë në ndihmë!