Në një video të shprëndarë nëpër rrjetet sociale ku shihet se punëtorja derisa ishte duke punuar në sektorin e mishit, e këput dorën. Ky rast u dyshua se ndodhi në njërin prej marketeve të Kosovës.
Një gjë të tillë e ka hedhur posht Pronari i Kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi i cili për Ballkani.info tha se një punëtorja e cila ka këputur e dorën ka qenë një punëtore e rrjetit të marketeve të ETC-së në Mal të Zi e jo në Kosovë.
“Rasti ka ndodhur në Mal të Zi dhe jo në Kosovë, organet gjegjëse janë duke marrë më rastin”, ka thënë Kelmendi për Ballkani.info
Sipas Kelmendit kjo nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën, vetëm se dikush po tenton sipas tij të ja prish imazhin kompanisë.
“Elkos atje është në emrin tim, por e ka përgjegjësin e vet në Mal të Zi. Kjo ka të bëjë me shtetitin malazez. Objekti është në Mal të Zi, punëtorja është malazeze, ligjet janë malazeze, krejt. S’ka të bëjë me Kosovë fare. Ngjarja ka ndodh nën juridiksionin malazez”, ka thënë Kelmendi./Ballkani.info
Më poshtë mund të shihin pamjet të cilat janë të rënda:







