Ramiz Lladrovci viziton Gospiqin, ku ishte Brigada e vullnetarëve shqiptarë gjatë luftës në Kroaci

Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Gospiqin dhe kazermën ku kanë shërbyer ushtarët vullnetarë shqiptarë të “Brigadës 118”.

Lladrovci ka shkruar se në atë Brigadë, bënte pjesë edhe heroi Fehmi Lladrovci dhe heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci dhe qindra ushtarë tjerë, në anën e Ushtrisë kroate kundër Ushtrisë serbe.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Gjatë vizitës në Kroaci, me shokë, kam vizituar zonën e Likës dhe Gospiqin, si dhe kazermën ku kanë shërbyer ushtarët vullnetarë shqiptarë të “Brigadës 118”. Aty bënte pjesë edhe heroi Fehmi Lladrovci dhe heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci dhe qindra ushtarë tjerë, në anën e Ushtrisë kroate kundër Ushtrisë serbe.

Dy tre javë (13.10.91), pasi “Brigada 118” e vullnetarëve shqiptarë ishte vendosur në Gospiq (Gospić), gjatë një sulmi për ta çliruar kazermën në Liqki Osik (Lićki Osik), u vranë Samet Bogujevci dhe nipi i tij Fadili, si dhe u plagosën 9 vullnetarë shqiptarë.

Fehmiu me Xhevën dhe Xhezair Miftarin nga Gostivari, pasi shkuan në Rijeka për t’i vizituar ushtarët e plagosur dhe ju uron shërim të shpejtë, iu bashkëngjiten Brigadës.

Feha nga dita që vendoset në Brigadë, mori pjesë në shumë beteja, të rënda por asnjë shqiptar më nuk është vrarë apo plagosur edhe kur ka pasur ditë që deri në 600 granata të minahedhësve binin mbi Gospiq.

Historia e kontributit tonë për Kroacinë, është e shkëlqyer dhe do përmendur Bekim Berishën, Mensurin, Tonin, Afrimin, CD-ja e shumë të tjerë që e dëshmuan vetën në UÇK me përvojën e marrë në luftën e Kroacisë.

Komandant i tyre ka qenë Mirko Norac, një hero i gjallë i Kroacisë dhe vlen të theksohet edhe heroizmi i Ivan Çaniq që ka rënë heroikisht në Ofensivën “Oluja”, komandant i kazermës ku kanë qenë vullnetarët shqiptarë të “Brigadës 118”, të dytë shokë të Fehës.

Këtë zonë, e vizitova për herë të parë, pas 30 vitesh, në përvjetorin e fillimit të luftës së ushtarëve dhe komandantëve tanë që morën pjesë në çlirimin e Kroacisë, për të vijuar në Kosovë, deri në çlirimin e vendit, një pjesë e tyre edhe bien në altarin e lirisë!

Përgjithmonë mirënjohës ndaj veprës heroike të UÇK-së!