Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Lladrovci ka shkruar se “ky muaj është muaji i diciplinës, muaji i bashkëndjenjës me të varfërin dhe të dobtin, muaj që dëshmon solidaritetin njerëzor dhe përkushtimin shpirtëror ndaj Zotit”.
Postimi i Lladrovcit në Facebook:
Të gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti!
Ky muaj është muaji i diciplinës, muaji i bashkëndjenjës me të varfërin dhe të dobtin, muaj që dëshmon solidaritetin njerëzor dhe përkushtimin shpirtëror ndaj Zotit.







