Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ftuar në emisionin “Frontal” ka folur për disa tematika të ndryshme, shkruan Gazeta Demos.
Një nga temat që u diskutua ishte edhe muzika, ku Lladrovci foli edhe për reperin Don Xhoni nga Drenasi.
Ai tha se Don Xhoni është një djalë i ri i rritur në Drenas me suksese të jashtëzakonshme.
“Unë jom fans i tij, e du, e përkahi në çdo drejtim”, tha ai.
Ndër të tjera, ai tregoi edhe këngën e preferuar të Don Xhonit, duke thënë se kënga që i pëlqen më shumë është “Deri kur”.







