Ramiz Lladrovci shkarkon dy drejtorë për shkak të performancës së dobët

Komuna e Drenasit sot ka njoftuar se kryetari, Ramiz Lladrovci i ka shkarkuar dy drejtorë komunal.

Vendimi për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Ruzhdi Lestrani dhe drejtoreshës së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu-Gjoshi, thuhet të jetë marrë me qëllim ngritjen e performancës në kabinetin e kryetarit.

Ai ka deklaruar se nuk e ka emëuar askënd në këto pozita, por vendimin i është dashur ta marrë për të mirën e komunës.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.

Ky është postimi i plotë:

Kryetari Lladrovci, liron nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale

Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.