Ramiz Lladrovci padit përsëri Xhavit Drenorin

Kryetari i Komunës së Drenas, Ramiz Lladrovci ka njoftuar së sot ka deponuar padi të re kundër Xhavit Drenorit për ‘shpifje’.

Sipas padisë, Lladrovci e paditë për disa shkrime që kishte bërë Drenori në rrjetin e tij social ku e akuzon të parin e Drenasit, për transportimin e disa parave në Zvicër.

Siç njofton Lladrovci në rrjetin social ‘Facebook’ se ka njoftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen kundër ‘shpifësve’ të vjetër.

ladrovci e kishte paditur Drenorin edhe dy herë tjera brenda muajit shkurt të këtij viti.

Xhavit Drenori ishte kundërkandidat i Lladrovcit në zgjedhjet lokale në vitin 2017.

Ramiz Lladrovci për të njëjtën deklaratë të dhënë në media e ka paditur dje edhe ish-partiakun e tij, Naim Bazajn.

Bazaj ka folur dje për Ballkani.info, ku kishte thënë se “Lladrovcin e përshëndes, shihemi në Gjykatë“.

Vlen të përmendim së konflikti me Naim Bazajn filloi pasi ky i fundit u mposht nga kryeshefi i Postës së Kosovës për të parin e degës së PDK-së në Drenas. /Ballkani.info.

Postimi i plotë i Lladrovcit: