Naim Bazaj, Ramiz Lladrovcit: Të përshendes, shihemi në Gjykatë!

Kryetari i Drenasit ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Bazajn, Kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Lladrovci këtë padi e ka dërguar në gjykatë për shkak se ky i fundit kinse i ka kërkuar shumën prej 1.5 milionë euro të dërgohet në Gjermani, e sipas Lladrovcit kjo gjë është e pavërtetë dhe qesharake.

Ndërkaq kjo gjë është hedhur poshtë nga Naim Bazaj, i cili për Ballkani.info ka thënë se nuk i frikësohet kësaj padie sepse sipas tij bashkë me të janë edhe dy perosna tjerë që janë dëshmitarë të kësaj.

Ndër të tjera Bazaj përmes prononcimit për Ballkani.info ka përshëndetur Lladrovcin duke i thënë se shihemi në gjykatë.

Ramiz LLadrovci e ka lutur mikun timë që ti merr parat në Zvicër. Jo në Gjykatë në Prishtinë po në Gjykatë të Strasburgut le ta dergonë sepse unë e di të vërtetëtn, jam dëshmitarë vetë i treti. Lladrovcin e përshëndes përzemërsisht dhe i them shihum në gjykatë”, ka thënë Bazaj për Ballkani.info.