Ramiz Lladrovci nuk pret që nesër të mbahet takimi Thaçi-Kurti

Nesër nga ora 15:00 pritet të mbahet takimi i parë “kokë me kokë” mes presidentit Hashim Thaçi dhe Albin Kurtit, për të mandatuar këtë të fundit për kryeministër.

Por  një natë para këtij takimi, anëtari i PDK-së, njëherësh kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka befasuar përmes një shkrimi në Facebook duke thënë se nuk pret që nesër të mbahet ky takim, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Nuk mbahet shpia me inat!

Nuk pres me pasë takim nesër, për shumë arsye. Moti është paralajmëruar kjo qasje e mospërfilljes dhe demonizimit.

As nuk bëhet, as mbahet shteti me inat. Egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën!