Ramiz Lladrovci: Nëse ne në PDK kem ba gjithçka, kurrë s’kishim ba atë që po bën Vetëvendosje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal live në T7 ku ka folur pos tjerash edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka pranuar nga Serbia.

Duke komentuar 1000 testet e ardhur nga Serbia, Lladrovci ka thënë se ajo cka ka bërë Vetëvendosje është edhe jashtë parashikimeve të PDK-së.

“Edhe unë si qytetar e kam pritë jo mirë këtë ndihmë nga Serbia, sepse këto teste kushtojnë diku 14 mijë euro dhe imazhi i Serbisë ka shku në nivelin më të lartë nw si humaniste. Ky gabim do t’i kushtoj shumë Kurtit”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka thënë se një veprim i tillë ka habituar edhe ata që mund të kenë qenë si qeveria më e kritikuar.

“Nëse gjithcka kena ba, po e shti edhe veten, në qeveritë e kalume, këtë gjë nuk e kam bë dhe nuk e bajmë. E ka bërë një gabim që nuk falet me kurgja”, ka thënë Lladrovci.