Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po kalon nëpër ditët e virusit korona.

Ai është shtruar në spital para disa ditësh, dhe vazhdon të jetë ende i shtrirë në QKUK, derisa të ketë rimëkëmbje të plotë.

Gjendja e tij shëndëtësore është e mirë, teksa pritet të qëndroi edhe për disa ditë, tha për DrenicaSot, drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu.

Kryetari Lladrovci ka më shumë se një javë nga diagnostifikimi me koronavirus.