Ramiz Lladrovci e uron Joe Biden: Me ty, SHBA do të jetë më e sigurt

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Joe Biden pas miratimit të Kongresit amerikan për president të SHBA’ve.

Lladrovci ka thënë se me Bidenin në krye, SHBA’ja do të jetë më e sigurt.

Ai tutje ka thënë se barazia gjinore si nismë e Administratës Biden është një fillim i mbarë.

Postimi i plotë:

Përgëzime të sinqerta për kombin e madh amerikan, me rastin e emërimit të mikut të çmuar të lirisë së Kosovës, Joe Biden, president i ShBA-së.

Bota me Bidenin në kry të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë.

Barazia gjinore është argument i fillimit të mbarë të këtij misioni për një botë më të mirë!