Ramiz Lladrovci del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë”, njoftoi Lladrovci në Facebook.

Thotë se “Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë”.

“Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, bën thirrje Lladrovci.

Të martën, IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për 239 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.