Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një tubim zgjedhor me qytetarët e fshatrave Negroc dhe Vuçak, ku morën pjesë kandidati Gani Krasniqi dhe kandidatët tjerë për Kuvendin Komunal.
Lladrovci tha se diskutimi i hapur dhe i sinqertë me qytetarët ka dëshmuar motivin e fortë për të vazhduar mbështetjen ndaj qeverisjes aktuale. Ai nënvizoi disa nga “101 arsyet për Drenasin Kampion”, duke e konsideruar këtë si dëshmi të punës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim, sfidë dhe përpjekje të pandalshme për jetë më të mirë për të gjithë. Vendtakimi ynë i zakonshëm në Shkollë ishte i vogël për të gjithë të interesuarit që erdhën në tubim. Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!”, u shpreh Lladrovci.
Ky aktivitet shënon mobilizimin e radhës së strukturave lokale të Drenasit në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale.







