Ramiz Kelmendi thotë se Vetëvendosje është parti komuniste e kamufluar

I sapoaderuari i në Partinë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se thuajse të gjitha partitë kanë shprehur interesim për ta bërë pjesë e listës së tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë diçka të tllë nuk pranoi se e bënë Lëvizja Vetëvendosje.

”Gati të gjitha partitë kanë shprehur interesim për aderimin tim. Nuk është mirë t’i përcaktojë të gjitha sepse lë dilema për demantim. Mund të them që gati me të gjitha”.

Edhe me Vetëvendosjen?

”Jo. Jo me Vetëvendosjen jo! Sepse raportet e mia me Vetëvendosjen dallojnë në aspektin djathtë dhe majtë”.

”Orientimet e mia të zhvillimit ekonomik dallojnë jashtëzakonisht. Sepse Politikat e Vetëvendosjes janë politika kur unë në vitet ’81 kam luftuar dhe kam dalur në demonstrata për rrënimin e atij sistemit komunist të asaj kohe dhe për mua është e njohur ajo politikë komuniste dhe nuk mund t’i qasem nga ajo kur në ’81-ën kam dalur publikisht të protestoj, kam rrezikuar edhe jetën edhe familjen dhe të gjitha kundër komunizmit”.

Kelmendi në Rubikon, këto komente të tij i ndërlidhi me paraqitjet e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat thotë se kanë parime komuniste.

”Nuk po them unë por politika e majtë dhe shpesh herë shprehjet publike të të gjithëve, shkojnë në drejtimin e një komunizmi të kamufluar”.

”Po nëse e kishin cekur se janë parti komuniste, atëherë shumica e mbështetësve të tyre të rinjë kishin me kuptu se nuk është për t’u mbështetur”.

”Prandaj ne si ekspert edhe unë që kam përvojë të jashtëzakonshme që nga vitet ’80 si drejtor, që në atë kohë mezi të mbijetoj nga aftësitë profesionale kemi arritë të qëndrojmë në pozita udhëheqëse ku në vitin 1989 mu si drejtor shqiptar Partia Komuniste e Jugosllavisë së asaj kohe më shkarkoi mu në ditën e ditëlindjes time”.

Ai madje thotë se nuk do që të ketë në Kosovë komunizëm, por këtë gjë e ndërlidh vet qasja e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me qytetarët.

”Nuk kisha pasur qef me pa komunizmin në Kosovë”.

”Nga ajo çka po shprehen unë nuk e di çka  mendojnë apo çka kanë në mendjen e tyre, apo kanë si qëllim në mënyrë të fitojnë masën sepse në vitin 1945 kur ka fituar Partia Komuniste, ka qenë atëherë shumë më radikale fjala e parë ka qenë ”të gjitha qytetarët pasluftës do të jenë të barabartë”.

”Dhe ka filluar aksioni për konfiskimin e pasurisë të të gjithë atyre që kanë pasur. Atë e kanë kuptuar pas disa viteve jo shumë që nuk mund t’i barazosh qytetarët nëse natyra nuk është e tillë që mund t’i barazosh të gjithë”.

”Dhe është kuptuar që nuk bën kjo të shkojë. Dhe në vitet më vonë ka nisur të liberalizohet tregu nga një komunizëm i fortë, në një lidhje komuniste shumë më të butë”.

”Nuk po e ndërlidh me Vetëvendosjen, vetëm po e tregoj se çka janë parimet e komunizmit dhe çka fshihet prapa një propagande të tillë”.