Ramiz Kelmendi thotë se helmimi në Deçan mund të jetë i qëllimshëm

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka hedhur dyshime se helmimi në Deçan mund të ketë ndodhur qëllimisht.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se çdoherë kur çështja kosovare është temë me rëndësi ndërkombëtare, ndodhin helmime masive.

“Mendojë që edhe kjo që ndodhi në Deçan, ka prapavij të qëllimshme duke helmuar një numër të madh qytetarësh dhe nuk po detektohet ndonjë reagens kimik në ujin e konsumuar”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Postimi i tij pandërhyrje:

Analogjitë Helmuese në Deçan me vitet e 90-ta në shkolla!

Çfarë substancash kimike po përdoren – që paisjet tona nuk po i detektojnë?

Çdo herë kurë çështja kosovare është temë me rëndësi Ndërkombëtare, ndodhin Helmime masive, që dëmtojnë seriozisht shëndetin, sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë shtetërore.
Më kujtohen qartë vitet e 90-ta, kur ndodhi helmimi masiv i nxënësve dhe bartja e tyre në spitale dhe nuk u detektua asnjë reagens kimik, që linte përshtypje ndërkombëtare për simulim.

Mendojë që edhe kjo që ndodhi në Deçan, ka prapavij të qëllimshme duke helmuar një numër të madh qytetarësh dhe nuk po detektohet ndonjë reagens kimik në ujin e konsumuar.

Duhet pyetur, se sa janë instrumentet e avansuara të laboratorëve të gjetjes me analizë të reagensave kimik që posedojnë shtetet jo-miqësore të mbështetura nga Rusia e të cilat posedojnë reagensa kimike të avansuara.

Ishte edhe shembulli i dëmtimit të kundërshtarëve politik të Ukraines, kundershtarit të opozitës, por, kjo është tregues që në këto momente nevojitet vigjilincë e sektorëve të sigurisë dhe normalisht miqësia me shtetet tona mike të shfrytëzohet. Prandaj çdo prononcim duhet të ndodhë me kujdes dhe fakte të kësajë natyre.

Të helmuarve, shërim sa më të shpejt.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi