Mbështetja Financiare, në kohë beteje me pandeminë e panjohur COVID 19, është domosdoshmëri për qytetarët, të punësuarit dhe bizneset, me çfarë është paraparë të krijohet bazë ligjore në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mbledhjen që do mbahet me 14 prill 2020, tha biznismeni dhe ish deputeti Ramiz Kelmendi.
SIpas tij andaj, për mos të krijuar një pasqyrë që, klasa politike nuk qenka unike në këtë kohë pandemie dhe duke e ditur se në këtë debat do ketë edhe kritika me vend, por edhe ofendime të ndryshme, duhet së vepruari konform obligimeve dhe kërkesave imediate për vendin.
“Të autorizohen shefat e grupeve parlamentare që të koordinojnë mes vete propozimet e masave, të cilat kanë qëllimin e njejtë”, tha Kelmendi.
Ai shtoi se vlerave Financiare të propozuara publike nga partitë politike, tu gjendet rezultanta e propozimeve dhe të shkojnë në Kuvend për tu votuar pa debat.
Vendimet të jenë gjithëpërfshirëse, të qarta dhe pa anime politike biznesore.
Vendimet të jenë të shpallura nga organet e Kuvendit në mënyrë që mos të përfitojë politikisht asnjë subjekt politik apo individ.
Mjetet financiare që do ti përfitojnë qytetarët, punonjësit dhe bizneset, janë kontribut dekadash të vet atyre.
Kreditë dhe buxheti do jenë burimi kryesorë i këtyre mjeteve për financime. Andaj, qytetarët dhe bizneset do jenë, po ata të cilëve këto kredi do tu bien mbi supe për ti kthyer.
Nga këto fakte, konkludojmë se nuk ka vend e as arsye për përfitime politike nga asnjë institucion, individ apo parti politike, sepse këtu duhet kuptuar se jemi një.







