Ramë Lahaj pas vdekjes së nënës: Faleminderit për ngushëllimet dhe kujdesin

Tenori Ramë Lahaj ka shkurtuar koncertin që po mbahej mbrëmë në Prishtinë, kjo ndodhi për shkak se i vdiq nëna.

Lahaj nuk interpretoi as 1/3 e programit për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi.

Ndërsa sot, ai njofton se varrimi i nënës së tij do të bëhët gjatë ditës, gjithashtu falënderon ata që i shprehën ngushëllime.

Postimi i tij i plotë:

Miq, shokë e dashamir,

nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.

Familja Lahaj

Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021