Video

Ramë Lahaj me performancë fantastike në Ankara, në gjuhën shqipe

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka patur një performancë fantastike në operan e Ankaras. Në gjuhën shqipe, Lahaj ka mahnitur të pranishmit me paraqitjen e tij.

“Në rrugëtimin tim jo fort të shkurtër, për të mësuar muzikën e kulturën botërore, aty kuptova, mësova e zbulova ma të shtrenjtën. Mësova vlerat e kangës shqipe. Shqip kam me i knu dyjas tanë jetën, se shqipen e flet edhe vetë Zoti. Shqip me buzëqeshë shpirti e zemra, se shqip me ka knu edhe nana, na kanë knu edhe t’parët, në të mirë e në të keqe. Paçi bekimin e Zotit miq.Të fala nga Ankara kësaj radhe” shkruan Lahaj në njoftim.