Ramë Lahaj: Ma keni lehtësu tej mase dhimbjen

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, ka shkruar sërish për vdekjen e nënës së tij, por këtë herë ka falënderuar të gjithë ata që i shprehën ngushëllime.

Ai ndihet i bekuar me kujdesin e njerëzve, teksa thotë se i është lehtësuar dhimbja tej mase.

Postimi i tij i plotë:

Fort të dashtunit e mi,

Në një dhimbje si kjo e nanes, ngushëllimi i miqëve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe mgushllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Në varrim edhe pse ishte tej mase nxetë erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat.

Do ta kem t’pa mundun të ju pergjigjem gjithsejcilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen.

Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj.

Rame