Ramë Lahaj fotografohet me Dua Lipa në Romë

Ata janë bashkë në Romë.

Ramë Lahaj e Dua Lipa janë mbledhur në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare, shkruan Ballkani.info.

Tenori ka hedhur një fotografi nga prapaskenat e koncertit, ku shihet bashkë me Duan.

Që të dy ishin veshur me kostume elegante, por, e veçanta qëndron te Dua e cila dukej shumë ndryshe, pasi rrallherë paraqitet e veshur deri në fyt.

Përpos të lartëpërmendurve, në koncert do ketë edhe emra tjerë të njohur si Inva Mula, Erëza, Genc Tukici, Eno Peci, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta./Ballkani.info/