Ramë Lahaj: Festivalin RLIOF ia kam dedikuar nënës së ndjerë

Ka mbaruar edicioni i dytë i festivalit “RLIOF” të tenorit të njohur nga Istogu, Ramë Lahajt.

Përgjatë këtyre ditëve u krijua një atmosferë e mrekullueshme në Prishtinë, me një sërë artistësh botëror e në mesin e tyre edhe figura të shquara shqiptare.

Mysafire speciale e këtij edicioni ishte këngëtarja shqiptare, Erza Muqolli, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Francë.

Në një postim të ri, Lahaj thotë se këtë festival ia ka dedikuar të ëmës, që ndërroi jetë vitin që lamë pas.

“Festivali RLIOF asht festivali të cilin ja kam dediku nanës së ndjerë, ndaj pavarësisht vështirësive që hasim në procesin e ngritjes së tij, unë ju premtoj se do të vij çdo verë me ju përqafu nga skena, për dashninë e respektin që ma keni dhanë këto vite”, tha ai.

“I juaji përgjithmonë, Rame”, vazhdoi më tej artisti.

Të tjerë që performuan në këtë koncert ishin: Angela Gheorghiu, Franco Vassallo, Jean Bernard Thomas etj. /Telegrafi/