Ramë Lahaj e çoi në këmbë Serbinë me këngën për ushtrinë. Ja si ju përgjigjet gazetarëve serb

Tenori i njohur Ramë Lahaj, i cili bëri bujë me videoklipin e këngës së fundit për pavarsi, në përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar që ka filluar me një projekt të ri.

Ky projekt është për t’i kujtuar të gjithë se dashnia për vendin tonë nuk ka humbur dhe pushtuesit nuk do të arrijnë kurrë të bëjnë pazar me kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë është larë me gjak.

Ndër të tjera ai ka thënë se, ne jemi në gjendje ta mbrojmë vendin tonë siç kemi bërë çdoherë.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të këngëtarit:

Shqiptarët e mi të dashtun… Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja. Ju faleminderit nga zemra! E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak. Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë. Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj. Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre. Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit. I juaji përgjithmonë Rame Lahaj.