Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit për këtë vit fillon më 24 prill.
Sipas fesë islame, agjërimi në Islam nënkupton abstenimin apo “me u përmbajte nga një veprim”.
Sipas fesë islame ky është muaji i durimit dhe shpërblimi i durimit është xheneti. Ky është muaji i dhembshurisë në të cilin shtohet dhe begatohet risku i besimtarit.
Por, ramazani u prit ndryshe këtë vit. Bota po përballet me pandeminë Covid-19, ku la të vdekur mijëra njerëz dhe shumë të tjerë të infektuar.
Për shkak të pandemisë xhamitë për faljen e namazit janë mbyllur.
Më poshtë e gjeni vaktinë e Ramazanit për Kosovën për këtë vit.








