Kërkesa

Ramadani thirrje Presidentes Osmani: Vepro këtë javë, shfuqizo vendimin për 360 mijë euro për Listën Serbe

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Presidentes Osmani, që të ‘veprojë këtë javë’ lidhur me vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe.

Ai shkruan:

Presidente, vepro këtë javë!

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu duhet që gjatë kësaj jave të ndërmerr hapat institucional e Kushtetues në raport me vendimin që i dha 360,000 euro Listës Serbe.

Përkatësisht, ky vendim të shfuqizohet dhe përgjegjësia për këtë skandal të adresohet saktë!

Integriteti dhe besimi publik në institucionet e shtetit duhet të rikthehet.

Më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizata ia dhanë 360 mijë euro.

Gjithçka ka ndryshuar pas sulmit në Banjskë apo nuk ishte ky qëndrimi zyrtar i liderëve të institucioneve të Kosovës?