Burim Ramadani

Ramadani sqaron: Asambleja Parlamentare, institucion i pavarur nga NATO

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, sqaron se Asambleja Parlamentare është institucion i pavarur nga NATO.

Postimi i plotë:

Asambleja Parlamentare e NATOs është institucion i pavarur nga NATO.

Ajo shërben si urë lidhëse për të acancuar të kuptuarit e politikave të NATOs në shtete veç e veç.

Avancimi në status të asociuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes euro-atlantike, por krejtësisht simbolik.

Rruga e Kosovës drejt NATOs duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës.

Kjo nuk ka të bëjë me Asamblenë Parlamentare të NATOs, por me domosdoshmërinë për:

– Dialogun Politik NATO-Kosovë,

– aranzhmane të reja operacionale NATO-Kosovë,

– ftesë në Planin e Veprimit për Anëtarësim,

– pranim të Përfaqësisë Diplomatike të Kosovës në NATO,

– Partneritet për Paqe.