Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani ka komentuar armatosjen e Serbisë me armatim nga Rusia.
Ai thotë se Serbia tashmë është kthyer në një Rusi të Vogël dhe kjo, sipas tij, është shqetësim për të gjithë rajonin.
Postimi i tij:
Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin.
Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse (edhe pse në këto lëvzije aferat korruptive janë enorme) ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës.
Duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e Vogël.
Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale.
Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10të të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s.
Anêtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale.







