Ramadani për takimin Mustafa-Kurti: Kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani e ka komentuar takimin e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Këtë takim Ramadani e ka quajtur “Kafja e ‘Zajendincës’” dhe për të cilin ka thënë se nuk pati kurrfarë mesazhi për shtetin, shkruan Ballkani.info.

Ai më pas i ka përmendur disa nga temat që sipas tij do duheshin të përmendeshin në deklaratën e përbashkët të dy liderëve.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin

Paramendojeni nëse Isa dhe Albini, sot pas kafes së ‘Zajednicës’, do të jepnin një deklaratë të përbashkët që:
– Territori i shtetit të Kosovës nuk vendoset në pazar me asnjë çmim;
– Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë pa njohje – nuk mund kush të merr paratë e Kosovës dhe me to të luftojë shtetin e Kosovës;
– Nuk mund të ketë asnjëherë ‘Zajednicë’ me kompetenca ekzekutive, qysh e pati nënshkruar Isa dhe e pati kundështuar Albini, e që në fakt e ndali Ramushi!

Ose, bile të kishin thënë që do ta miratojnë Ligjin për Prishtinën…ups, më falni, e paska kryer edhe këtë Ramushi.

Ose, të thonin që Pallatin e Rinisë po ia kthejmë Prishtinës…ups më falni, edhe këtë e paska bërë Ramushi!

Ligjin e Pagave…ups e ka bërë Ramushi!
Ligjet e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes…ups e ka bërë Ramushi.
Fuqizimin e Komunave me prona…ups e ka bërë Ramushi.
Ligjin për ndaljen e Kazinove…ups e paska bërë Ramushi.
Rritjen 100 për qind të pagave për Gjykatës e Prokurorë…ups e ka bërë Ramushi.
Pagesën e borxhit për Policët dhe Zjarrëfikësit…ups e paska bërë Ramushi.
Luftimin e drogave nëpër shkolla…ups e paska bërë Ramushi.

Rendi ka qenë t’i japin bile disa qëndrime.
Po, nejse. Ata e dinë!
Ka plotë tema tjera që mund të flasin e të flasim. Këtu jemi! 😉

loading…