Ramadani për rastin Dehari: Mashtruesi Kurti e ka deleguar gënjeshtrën e tij tek Tomë Gashi dhe Blerim Sallahu

Njohësi i rrethanave politike, Shkodran Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për rastin Dehari, konkretisht atë të zhdukjes së mostrave të tij përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ramadani, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kryeministri Kurti, të cilit i referohet mashtrues, ka deleguar, siç tha ai, gënjeshtrën tek zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe tek avokati Tomë Gashi.

“Blerim Sallahu ndoshta thjesht nuk e di se çfarë gënjeshtre të madhe ka marrë përsipër. Këtë gënjeshtër as gënjeshtari dhe mashtruesi më i zhdërvjelltë që ka Kosova – Albin Kurti – nuk po arrin ta mbajë mbi supet e tij, tashmë të kalitura nga pesha e gënjeshtrave të shumta ndër vite”, ka shkruar ai.

“Prandaj Albin Kurti e ka deleguar këtë përgjegjësi tek dy gënjeshtarë tjerë të paskrupullt: Tomë Gashi dhe Blerim Sallahu”, vijon më tej postimi i tij.

Postimi i plotë: