Burim Ramadani

Ramadani pas fitores së Vuçiqit: Platforma ‘bota serbe’ kërcënon Ballkanin

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, shkruan pas fitores së Vuçiqit në Serbi se ‘bota serbe’ paraqet kërcënim për Ballkanin.

Ai shkruan:

Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin

Zgjedhjet në Serbi konfirmojmë axhendën destabilizuese për Botën Serbe. Jo vetëm rezultat, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi.

Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan.