Derbi i Superligës

Ramadani para përballjes me Ballkanin: Ndeshje e vështirë por objektivi i vetëm është fitorja

Në kuadër të javës së 21-të, skuadra e Dritës ndeshet me kampionin aktual Ballkanin që nis nga ora 13:00 që luhet në Gjilan.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se nesër do të jetë derbi i xhiros me objektivi kryesor fitoren.

“Nesër na pret një ndeshje derbi i xhiros përballë kampionit aktual FC Ballkanit dhe normal që diferenca e pikëve e favorizon Ballkanin, kanë cilësinë e duhur, por neve na takon të japim maksimumin dhe ta arrijmë fitoren. Me fitore do të rrinim më afër FC Ballkanit, kjo që është pbjektivi ynë kryesorë dhe do ta bënte kampionatin edhe më interesant. Kam besim të madh te futbollistët e mi, në kualitetin që posedojnë, mendoj që në fushë do të qasemi me seriozitet maksimal dhe me dëshirën më të madhe për ta arritur fitoren, ky është edhe objektivi ynë kryesor”, ka thënë Ramadani.

Trajneri Ramadani tha se derbit i vendosin detajet dhe shpreson se ky moment të jetë në anën tonë.

“E dim që kemi përballë një super skuadër me super paraqitje, por nga ne do të prisni një lojë agresive me dëshirë më të madhe për të fituar, një lojë me një vullnet më të lartë, ndonëse në një derbi mund të vendos një moment për të fituar. Shpresoj që nesër ky detaj të jetë në anën tonë dhe të marrim objektivin e kësaj ndeshje”, përfundoi Ramadani. /Ballkani.info