Ramadani në Suharekë: U zotuam që do të fitojmë, u zotuam që do të zbatojmë programin

Kandidati për deputet i AAK-së, Burim Ramadani sonte ka takuar rininë e Suharekës në fshatin Samadrazhë.

“U zotuam që do të fitojmë, u zotuam që do të zbatojmë programin. Me rininë e Suharekës sonte në Samadraxhë në nisje të zotimit për fitore të konceptit 100%. Kryeministri #RamushHaradinaj1 u mirëprit nga të rinjtë e të rejat, në rrugën drejt fitores”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani në listën zgjedhore të koalicionit AAK-PSD e mban numrin 4.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. /Ballkani.info/

loading…