Burim Ramadani, ka thënë se i kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot i ka duartrokitur Ramush Haradinajt, duke thënë se taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se i kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot i ka duartrokitur Ramush Haradinajt, duke thënë se taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, e ka përgëzuar Mustafën për këtë qëndrim, por edhe ka pyetur se sa e ka seriozisht LDK-ja një gjë të tillë.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Taksa deri në njohje 100 %

Ramush Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe nuk u lëkund asnjë sekondë.

Sot, Isa Mustafa i paska duartrokitur Ramushit. Sepse, paska thënë që taksa nuk duhet të hiqet. Shumë mirë. Saktë, kështu duhet.

Por, nuk e di sa seriozisht e ka ai dhe LDK-ja?

E gozhduan për çdo ditë në forma e metoda prej më të këqijave shumëkush në Kosovë, fatkeqësisht dhe çuditshëm.

E vërtetë që herët e vonë, sikurse thotë populli, e drejta triumfon. Qëndrimi i drejtë i Ramush Haradinajt kuptohet mirë nga secili që dëshiron të hapë sytë” (sic.), ka shkruar Ramadani.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklauar sot se, “Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”.

loading…