Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnjes duke ngritur taksën 100% për produktet e tyre që eksportonin në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se duhet të ulemi për të biseduar, shkruan Ballkani.info
Brenda ditës kishte disa lajme propagandistike nga mediat serbe
Zv-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani tha se përkundër propagandës duhet Qeveria duhet të vazhdojë të jetë e vendosur.
Postimi i plotë i Ramadanit.
Më shumë se 5 lajme të rrejshme dolën vetëm sot nga lidershipi në Beograd. U dëshmuan se janë veç propagandë.
Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë vigjilente dhe të sakta në veprime shtetërore, sipas Kushtetutës dhe ligjeve.







