Kandidati i VV-së për kryetar të komunë së Ferizajt, Valon Ramadani, ka thënë se do të kujdesemi për hapje të mundësive të punësimit për rininë e gratë.

“Do të kujdesemi për hapje të mundësive të punësimit për rininë e gratë, duke mos i lënë anash hapësirat rekreative për fëmijët e të moshuarit”, ka thënë ai, shkruan Ballkani.info

Postimi i plotë:

Do t’i zgjidhim problemet bazike dhe do të jemi qeverisje e investimeve. Do të kujdesemi për hapje të mundësive të punësimit për rininë e gratë, duke mos i lënë anash hapësirat rekreative për fëmijët e të moshuarit.

Lëvizja po përkrahet nga të gjithë; të gjithëve do t’iu shërbejmë me programin e Lëvizjes!#BashkëQeverisim#Vetëvendosjepërkomunën