FSK

Ramadani i përgjigjet Vuçiqit: Formimi i Ushtrisë nuk përkon me data dhe hamendësime të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në takim me një pjesë të përfaqësuesve serbë nga Kosova, se është në dijeni se kur do të formohet Ushtria e Kosovës.

Sipas mediave serbe, ai ka thënë se Ushtria e Kosovës do të formohet më 28 nëntor, ditën e Flamurit Shqiptar (Dita e Pavarësisë).

“Jam në dijeni se më 28 nëntor do të formohet Ushtria e Kosovës”, ka thënë Vuçiqit.

Në lidhje me këtë, për Ballkani.info zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka mohuar një gjë të tillë duke thënë që ky është proces që është krejtësisht i bazuar në ligjet e Kosovës, me procedurat e Kosovës edhe hamendësimet prej kujt do qofshin tregojnë naivitet ose mos-njohje të procedurave parlamentare të Kosovë:

“Nuk dua të komentoj deklaratatë e tyre, projektligjet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në janë në Kuvend të Kosovës, janë në procedurë të rrregulltë parlamentare. Ashtu, siç kemi punuar vazhdimisht edhe vazhdojmë të punojmë edhe me partnerët strategjik të Kosovës, në mënyrë që procesi të jetë edhe gjithë përfshirës por edhe i bashkrënduar. Nuk mund të flasim për situata hipotetike, por mund të them që ky proces tanimë është në procedurë parlamentare, edhe si e tillë, si procedurë parlamentare e rregulltë, pra asgjë e jashtëzakonshme, do të arrin në seancë për tu votuar sipas hapave të rregulltë parlamentare që i ka Kuvendi i Ksoovës . Tani për tani është në komision parlamentar, pastaj Kuvendi i ka procedurat e veta”.

Ramadani tutje shton që ky proces nuk përkon me data të caktuar, por gjithçka do të shkojë sipas procedurave dhe ligjeve të Kosovës:

“Pra, nuk ka të bëj me data të caktuara , andaj, edhe nuk i replikoj as Vuçiqit e as të tjerët në Serbi, për shkak se ky është proces që është krejtësisht i bazuar në ligjet e Kosovës, me procedurat e Kosovës edhe hamendësimet prej kujt do qofshin tregojnë naivitet ose mos-njohje të procedurave parlamentare të Kosovës. Kuvendi i Ksoovës, i ka proceduart e veta, kur ti vjen koha gjatë këtij viti do të miratohen, por ajo çka mund të them me siguri që gjatë këtij viti do të miratohen”, ka përfunduar Ramadani./Ballkani.info/