Ramadani: Epoka e zgjatjes së dorës ka përfunduar, përshëndetuni me dorë në zemër

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se njerëzit janë ata që mund ta ndalojnë përhapjen e virusit.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë. Epoka e zgjatjes së dorës ka përfunduar. Përshëndetuni me dorë në zemër ashtu sikur kemi rekomanduar”, thotë ai.

“Nuk është dashur të ndalojmë ne. Restorantet vetëm kanë pasur nevojë të krijojnë distancë mes tavolinave. Kjo ka qenë e mjaftueshme. Ndërsa nuk është dashur të ulen mbi 4 persona në një tavolinë. Vetëm me 4 persona e më pak mund të mbahet distanca. Por, kur ulemi shumë persona në një tavolinë atëherë spërkasim dhe përhapim virusin. A ka më keq që të infektosh dikë. Shikoni, disa persona po e kalojnë shumë lehtë, por ata duhet të dijnë se një pjesë e shoqërisë më e dobët ka komplikime dhe dëme”, përfundon ai.