Burim Ramadani

Ramadani: Arroganca e Osmani dhe Kurtit shkaktoi mosfleksibilitetin e vendeve të QUNT-it

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka komentuar kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se ky është dështim serioz diplomatik i Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se arroganca e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani ka shkaktoi mos-fleksibilitet e vendeve të QUIN-it.

“Osmani e Kurti ishin shumë arrogantë ndaj Ambasadorëve të Kuintit gjatë takimit më 3 prill 2024. Atë ditë, ambasadorët e Kuintit paraqitën kushtin e shteteve të tyre për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Diskutimi me arrogancë kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta, madje vetëm fjala “pushtues” mungoi! Arroganca e 3 prillit e dobësoi vlerën e Letrës së Garancive të datës 22 mars 2024”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka treguar se ka mosqartësim serioz të qëllimeve.

“Këtu ka një mos-qartësim serioz e të qëllimshëm: • Dërgimi i Draft-Statutit në Gjykatë Kushtetuese nuk është kusht për anëtarësim në KiE, por është kusht i disa shteteve për të votuar Pro! Pra, ka dallim thelbësor! Kushdo mund të bëjë kallaballëk fjalësh, por sikurse jemi mësuar, assesi s’po mund ta thonë troç të vërtetën! E vërteta është se ky paraqet një dështim serioz diplomatik të Kosovës! Kosova ka dështuar të merr mbështetjen e shteteve të Kuintit që janë anëtare në KiE për të votuar Pro anëtarësimit të Kosovës! Ka dështuar t’i bind këto shtete për të marrë votën e tyre! Me arrogancë nuk binden, por me argumente të qëndrueshme. Po të largonin arrogancën, jam i bindur se 4 shtetet e Kuintit në KiE do të ishin fleksibile në raport me Draft-Statutin!”, ka shkruar Ramadani.