Ramadani: 2000 policë më shumë në qeverisjen e ardhshme

Kandidati për deputet nga radhet e koalicionit AAK-PSD, Burim Ramadani thotë se në qeverisjen e ardhshme do të shtohen edhe 2000 policë.

“2000 policë më shumë në qeverisjen e ardhshme. Ky është zotimi i Kryeministrit Haradinaj në konceptin 100% Kosovë. Ky shtet po konsolidohet. Haradinaj ka vizion. Ka Program. Ka zotim për zbatimin e Programit. I ka qëndruar afër dhe ka mbështetur Policinë e Kosovës gjatë këtyre 18 muajve.
Por, ky është veç fillimi”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani në listën zgjedhore renditet me numrin 4. /Ballkani.info/

loading…