Ramadani: 100 veprimet e zotuara të Haradinajt, e bëjnë dallimin në politikë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka prezantuar listën me 100 zotimet e tij në rast se i fiton zgjedhjet e 6 tetorit dhe zgjidhet kryeministër edhe për një mandat tjetër.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka shkruar për sukseset e Ramush Haradinajt sa ishte në krye te ekzekutivit.

“Ka kthyer vendimmarrjen sovrane. Ka forcuar pozicionin në rajon. Ka avancuar në aftësinë e zbatimit të legjislacionit dhe planifikimeve në tërë territorin. Ka kthyer inyeresin nacional dhe interesin publik mbi interesat personale a grupore”, ka shkruar Ramadani ndër tjerash në Facebook.

Më tutje, Ramadani ka shtuar se Kosova ka ndryshuar dhe tashmë është një shtet serioz dhe i përgjegjshëm.

Ndërsa sa i përket zotimeve të kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj, Burim Ramadani tha se këto 100 zotime e bëjnë diferencën politike në garë për pozitën e kryeministrit.

Burim Ramadani është kandidat për deputet nga AAK dhe mban numrin 4. /Ballkani.info/

loading…