Ramabaja ndaj Kushtetueses, përdorë gjuhë të njëjtë si Haxhiu: Është bërë kështjellë e PDK-së

Analisti i LVV-së, Sadri Ramabaja ka bërë akuza të rëndë në drejtim të Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur atë kështjellë të PDK’së. Akuzat e tij janë si të bashkëpartiakes së tij, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Këto deklarim, Ramabaja e bëri pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPK’së.

“Unë kam një përshtypje që Gjykata Kushtetuese aktualisht është shndërruar në një kështjellë të PDK’së dhe krejt aktivitetin e saj e bën në emër të pengimit të reformës së drejtësisë, sepse cenohen rëndë interesat e atyre që e kanë kapur republikën për 20 vjet dhe e kanë sjellë në këtë gjendje”, tha Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7.