Video

Ramabaja i reagon Blerta Deliut, ia përmend nënën, merr reagime në studio

Natyra Kuçi e PSD-së deklaroi se analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “bebe”, gjatë kohës sa panelistët e tjerë po flisnin në Pressing. Teksa Kuçi po tregonte për këtë rast, ndër të tjera Ramabaja i tha “shko në Shtime”.

Ka qenë deputetja e PDK-së e cila reagoi në profilin e saj në Facebook, duke iu drejtuar Ramabajës “shko ti në Shtime”.

”Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”, ka shkruar deputetja Deliu ndër të tjera.

Reagimin e saj, e ka lexuar drejtpërdrejt në studio autori i “Pressing”, Leonard Kërquki.

Pasi, Ramabaja e dëgjoi reagimin e deputetes Deliu, ai tha: “Ajo e ka nanën mjeke dhe recetat ja shkruan asaj më mirë nëna”.

Ndërkohë, Natyra Kuçi e falëndëroi deputeten për reagimin e bërë: “Blerta Deliut faleminderit për solidaritetin, por unë nuk fyhem prej Ramabajës. Kam qejf me bë debat politik, por nuk fyhem”, tha ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=1D2zfAWT6nQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fballkani.info%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title