Ramabaja e sulmon Krasniqin: Idiot i dobishëm, xhuxh politik me identitet kulturor anti-perëndimore

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, duket se nuk i ka pëlqyer fare fjalimi i Memli Krasniqit në Kuvendin e Kosovës.

Ramabaja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka sulmuar ashpër Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së.

Ai ka përdorur disa terme aspak politikisht korrekte, duke e quajtur “idiot të dobishëm” kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Tutje, Ramabaja ka bërë edhe disa pretendime të çuditshme, duke shkruar se Krasniqi është një xhuxh politik dhe ekstremisht i mjerë, me identitet kulturore dhe mendësi ideologjike thellësisht antiperëndimore.