Ramabaja e përqeshi LDK-në, Hamiti e quan komunist dhe marksist-leninst

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar Sadri Ramabajës për deklaratën e tij të dhënë në T7. Ramabaja ka thënë se LDK është një ndër tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, tha Ramabaja.

Hamiti i ka reaguar duke e quajtur komunist dhe marksist-leninist Ramabajën.

“Komunistët jugosllavë dhe marksistë-leninistët shqiptarë janë në një mendje për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, themeluesit e shtetit të Kosovës. Natyrisht!”, shkroi Hamiti në Facebook.