Rama, Vuçiq dhe Zaev takohen në Shkup më 28 dhe 29 korrik për “Mini-Shengenin”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë në Shkup më 28 dhe 29 korrik, ku do të takohen me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të nismës për bashkëpunim të njohur si “Mini Shengeni”.

“Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Vuçiq do të marrë pjesë me Kryeministrat Zaev dhe Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Dhomat e Tregtisë të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb,.