Rama thumbon Kurtin: Bën teori konspiracioni

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë objektivash ka qeveria e tij për të çuar përpara arritjet e procesit të Berlinit, duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe elasticitetin e ekonomisë.

Rama thotë se duhet të nënshkruhet marrëveshja për tregun e përbashkët rajonal mes 6 vendeve. Ndër të tjera shtoi se një nga pengesat ks qenë Serbia që nuk lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve.

Nga ana tjetër, nuk hezitoi të thumbonte kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke i thënë se bën teori konspiracioni për “Open Balkan”.

Rama: Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit është i ngatërrimit dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që një vend apo tjetër bën që të gjithë të ngecin prandaj Ballkani i Hapur nuk është krijuar për të përjashtuar njeri por për të mos u varur nga vetot e njërit apo teoritë e konspiracionit të tjetrit.

Procesi i Berlinit ka 4 liritë e BE, të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve dhe investimet që vijnë nga paketa e komisionit. Sa i përket investimeve, ecën paralelisht. Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”.

Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar.Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave.