Luksemburg

Rama takon kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Ai ka ndarë foto nga takimi, teksa e quan Frieden një mbështetës të vendosur të integrimit europian të Shqipërisë.

Rama bëri me dije se gjatë takimit u dakordësua edhe zbatimi i marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë.

“Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.