Rruga A

Rama: Rruga A mund të vonohet por do të bëhet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama e ka publikuar një video nga traseja e rrugës A, rrugë për të cilën ka thënë se do të reduktojë në masë të madhe kolonat, eliminojë në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rrisë zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.

I pari i kryeqytetit ka shtuar se realizimi i kësaj rruge mund të vonohet, por ajo do të bëhet.

“Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”, ka shkruar në Facebook Rama.