Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave studentore, duke publikuar një mesazh për Shqipërinë, në kohën kur në vend po vazhdojnë demonstratat kundër qeverisë.

Përmes këtij postimi, Rama ka shprehur dashurinë e tij për vendin, duke krahasuar gjendjen e Shqipërisë në të kaluarën me atë që, sipas tij, përfaqëson sot.

Madje sipas Ramës, Shqipërinë s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë. Gjatë demonstratave të ditëve të fundit janë raportuar raste të dhunës, si dhe dëmtime të objekteve institucionale dhe bizneseve private.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për çështje që lidhen me arsimin, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, ndërsa Rama ka refuzuar thirrjet për dorëheqje.

Postimi i plotë:

Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë